Italia do të luajë sot ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë. “Axurët”, janë tashmë të kualifikuar dhe në vend të parë në grupin e tyre pas në 7 ndeshje kanë vetëm fitore dhe sot luajnë thjesht për formalitet dhe për rekorde.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të dyja ekipeve. Trajneri Mancini ka bërë disa ndryshime në formacion për të bërë disa eksperimente duke futur disa lojtar të rinj si Di Lorenzo, Zaniolo apo edhe Biraghi.
Italia (4-3-3): Sirigu; Di Lorenzo, Bonucci, Romagnoli, Biraghi; Tonali, Jorginho, Barella; Zaniolo, Immobile, Chiesa.
Armenia (5-4-1): Airapetyan; Hambartsumyan, Haroyan, Calisir, Ishkhanyan, Hovhannisyan; Babayan, Grigoryan, Edigaryan, Barseghyan; Karapetyan.