Interi-Bologna është sfida e radhës në Serie A për ditën e sotme që do të luhet në orën 18:00 dhe është e vlefshme për javën e 4-të. Zikaltërit pas barazimit javën e kaluar ndaj Sampdorias në transfertë kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Trajneri Inzaghi ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar pasi ka lënë në stol Calhanoglu, Dzeko, Perisic dhe Darmian, ndërsa luajnë Di Marco, Dumfries, Correa dhe Vecino.
INTER: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Vecino, Dimarco, Lautaro Correa.
BOLOGNA: Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Dominguez, Svanberg; Skov Olsen, Soriano, Sansone; Arnautovic.