Luhen ndeshjet e javës së 12 në Seria A, para pushimit të Kombëtareve. Lazio do të ketë përballë Leçen e cila vuan në vendin e 16. Në sfidën e sotme, lacialët portën ia besojnë gardianit kuq e zi Thomas Strakosha. Nga ana tjetër Atalanta do të luaj ndaj Sampdorias tashmë me trajner të ri, Ranierin.
Sfida e luajtur mirë ndaj City-t në Champions, duket se I ka dhënë vendin e titullarit për ndeshjen e sotme mbrojtësit Gjimshiti.
Këto do të jenë ndeshjet e fundit për dy shqiptarët, teksa priten të grumbullohen me kombëtaren.
Lazio-Leçe
Lazio (3-5-2): Strakosha; Patric, Luiz Felipe, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile.
Leçe (4-3-1-2): Gabriel; Meçariello, Rossettini, Lucioni, Calderoni; Majer, Tachtsidis, Petriçione; Mancosu; Babacar, Lapadula.
Sampdoria-Atalanta
Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Colley, Ferrari, Murru; Depaoli, Ekdal, Vieira, Jankto; Bonazzoli, Quagliarella.
Atalanta (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, de Roon, Pasalic, Castagne; Malinovskyi