Atalanta-Real Madrid është një nga dy sfidat e mbrëmjes së sotme në Champions League, e vlefshme për fazën e 1/8. Takimi do të luhet në stadiumin e Bergamos me fillim nga ora 21:00, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.
Berat Gjimshiti do ta nisë si titullar këtë ndeshje, ndërsa do të ketë përballë Asension, Vinicius dhe Isco. Real Madrid vjen me shumë mungesa në këtë sfidë, por Zidane ka hedhur në fushë 11-shen më të mirë që ka në dispozicion.
Atalanta: Gollini, Toloi, Romero, Gjimshiti, Maehle, de Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata.
Real Madrid: Courtois, Lucas, Nacho, Varane, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Asensio, Vinicius.
Gjithashtu janë bërë publike edhe formacionet e ndeshjes tjetë, M’Gladbach-Man City. Të dy trajnerët kanë zgjedhur 11-shet titullare dhe Guardiola nuk ka kursyer askënd duke i besuar, Sterling, Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus në sulm. Një ndeshje e lehtë në letër pë Cityn, por M’Gladbach ka treguar që është një “kockë e fortë” pasi kaloi grupin duke lënë jashtë Interin.
Gladbach: Sommer; Elvedi, Zakaria, Ginter; Lainer, Neuhaus, Kramer, Hofmann, Bensebaini; Pléa, Stindl.
Man City: Ederson; Walker, Ruben Dias, Laporte, Cancelo; Gundogan, Rodri, Foden; Sterling, Jesus, Bernardo Silva.