Napoli do të zbresi në fushë në orën 18:00 për të luajtur javën e dytë të Serie A përballë Genoas. Pas fitores së arritur në javën e parë, skuadra e drejtuar nga Gatusso kërkon 3 pikët e radhës. Pak minuta më parë klubi në faqen zyrtare ka bërë me dije edhe 11 shen titullare që do të zbresi në fushë për këtë takim.
Trajneri Gatusso vazhdon të besojë te Elseid Hysaj dhe e ka futur sërish titullar, ndërsa nga minuta e parë do të luajnë edhe Mertens, Insigne e Osimhen që u afrua gjatë merkatos së verës.
NAPOLI: Meret, Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj, Fabian, Zielinski, Lozano, Mertens, Insigne, Osimhen.