Sot, me fillim nga ora 18:55 luhen ndeshjet hapëse të Europa League dhe një prej tyre është ajo mes CRF Cluj dhe Lazios. Skuadra nga Rumania, pret ekipin e Serie A, pjesë e të cilit janë edhe 2 lojtarë shqiptarë, sikurse është Thomas Strakosha, por në të njëjtën kohë edhe Valon Berisha.
Si portieri, por ashtu edhe mesfushori, janë të dy në formacion dhe do të zbresin në fushën e lojës së titullarë.
CFR Cluj: Arlauskis, Camora, Cestor, Boli, Burca, Peteleu, Bordeianu, Djokoviç, Paun-Alexandru, Deac, Traore
Lazio: Strakosha, Bastos, Açerbi, Vavro, Lazzari, Milinkoviç-Saviç, Lucas Leiva, Berisha, Jony, Correa, Caicedo