Në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” do të luhet sfida Partizani-Kukësi. Forcat e policisë kanë rrethuar ambientin e brendshëm dhe atë jashtë stadiumit në kuadër të masave të sigurisë para kësaj sfide.
Me qindra uniforma blu janë vendosur aktualisht brenda stadiumit duke marrë udhëzimet nga krerët e policisë së shtetit.
Partizani-Kukësi do të startojë në orën 19:00 dhe konsiderohet si një finale e Superligës.