FIFA disa ditë më parë bëri me dija se në bashkëpunim me Sindikatën Botëror të futbollistëve do të lëshonte një fond prej 16 milionë euro për të ndihmuar sadopak lojtarët që kanë fituar betejat e tyre me ish-klubet dhe nuk janë paguar ende. Lidhur më këtë vendim ka reaguar edhe Sindikata e futbollistëve shqiptarë që në faqen zyrtare kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për lojtarët shqiptar. Në fondin prej 16 milionë eurosh nga FIFA që do të shpërndahet më 1 korrik do të ketë një pjesë edhe për futbollistët shqiptar e për këtë motiv, Sindikata ka njoftuar lojtarët që të vënë në dispozicon dokumentat e fituar me gjyq si dhe shumën e pamarrë.
Postimi I Sindikatës:
“Të nderuar kolegë futbollistë. Sic jeni në dijeni Sindikata Boterore e Futbollisteve Profesionistë FIFPro ka arritur një marrveshje me FIFA-n për të lëvruar një fond me anë të cilit do të perballohen një pjesë e pagave të padhëna të Futbollisteve. Me qellim që edhe futbollistët Shqipetar të mund të perfitojnë nga ky fond kerkojmë nga ana juaj që të na vini në dispozicion vendimet me anë të cilave keni fituar gjygjet në FSHF ose Fifa për pagat e padhena, bashkë me një kerkese të bere nga ana juaj ku të percaktoni vleren e detyrimit që klubet e futbollit kanë ndaj jush. Keto dokumenta do të dërgohen nga ana jone në departamentin përkatës të FIFPro i cili mëpas në bashkepunim me FIFA-n do të përcaktojnë edhe fondet që mund të vihen në dispozicion të Shqiperisë për të shlyer pagat e padhena të futbollisteve. Duke ju falenderuar të gjitheve paraprakisht për bashkepunimin ju uroj suksese,
mbaresi ne familjet tuaja. Me respekt Andi Lila”.