Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Florjan Përgjoni në krye të listës, 8 të palodhurit e derbit Tirana – Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Florjan Përgjoni në krye të listës, 8 të palodhurit e

Tirana dhe Partizani do luajnë të dielën në orën 19:00 përballjen e dytë mes tyre, për këtë sezon. Te të dyja ekipet, disa lojtarë spikasin me mbi 1000 minutat e luajtura në Superiore. Sigurisht dhe fati ka qenë me ata, pasi mjaft futbollistë të tjerë janë dëmtuar nga të dyja skuadrat.

Florjan Përgjoni është në krye të listës me mbi 1200 minuta, ku vetëm në një ndeshje është futur nga zëvendësimi. Po me mbi 1000 minuta të luajtura te Tirana në Superiore janë dhe Najdovski, Hoxhallari dhe Hasani. Ky i fundit mund të mungojë në derbi për shkak dëmtimi.

Në anën tjetër Atanaskoski, Bytyçi, Rrapaj dhe Maguette përfaqësojnë Partizanin në listën me mbi 1000 minuta. Nga këto, Bytyçi e ka të pamundur të luajë në derbi për shkak dëmtimi, teksa po monitorohet gjendja e Atanaskoskit. Taipi bie në sy se është i vetmi nga të kuqtë që ka marrë minuta në çdo ndeshje.

Siç shihet mbrojtësit kanë shpenzuar më shumë energji. Mbetet për t’u parë roli i këtyre lojtarëve në derbi, ndërsa fitorja është rezultati i vetëm që pranojnë të dyja skuadrat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga