Ardian Ismajli është risia e komëbtares shqiptare për dy ndeshjet që do të luhen në muaj nëntor. Lajmi për afrimin e tij në listën e Panucit bëri jo pak buj dhe në mediat kosovare ku shkuan deri aty sa e cilësuan si tradhëtar. Në një prononcim për mediat kroate Ismajli ka folur për zgjedhjen e tij ” Menjëherë pas ftesës së Panuçit, unë vendosa të luajë për Shqipërinë në vazhdim, por nuk doja t’i lija shokët të Kosovës U-21 derisa të mbaronin eliminatoret. Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirëi skuadrës.Për këtë arsye nuk do doja që të largohesha atëherë, por pas përfundimit të këtij cikli, unë pranova ftesën e Shqipërisë”.
Ne jemi një komb dhe unë shpresoj që së shpejti të bëhemi një Kombëtare. Shqipëria është skuadra më e mirë dhe më ofron më shumë mundësi për tu promovuar.
Pas gjithë atyre ndeshjeve me Kosovën U-21, prindërit më mbështetën t’i bashkohem Shqipërisë. Disa njerëz e gazetarë më kanë kritikuar për vendimin tim duke më thënë se s’do të kem vend te Shqipëria, por jam i sigurtë për aftësitë e mia.
Do ta shohim se cilët janë planet e Panuçit pasi jam gati që të luaj ndaj Skocisë në ndeshjen e radhës të Ligës së Kombeve” përfundoj afrimi më i ri i Panucit.
Leave a Reply