Pas ndeshjes mes Kombëtares dhe Jordanisë të mbyllur në barazim 0-0 ka folur për mediat edhe kapiteni i ri i skuadrën mërgim Mavraj. I zgjedhur në këtë rol nga votat e shokëve të skuadrës para ndeshjes, mbrojtësi i Aris është shprehur mjaft i emocionuar për këtë rol të rëndësishëm, ndërkohë që nuk pranoi të komentonte vendimit e trajnerit Panuçi që të mos fliste për Supersport pas përfundimit të takimit.
“Jam shumë i kënaqur që jam zgjedhur kapiten. Është një nder shumë i madh dhe jam gëzuar shumë. Nuk ju tregoj për kë votova unë, ishte votim sekret. Tani përgjegjësitë janë më të mëdha. Ky nuk ishte test për Izraelin pasi dy ndeshjet nuk krahasohen. Disa lojtarë që do aktivizohen të dielën nuk kanë luajtur sot. Gjërat që flasim ne me trajnerin mbeten vetëm mes nesh. Mosprononcimi i trajnerit pas ndeshjes është një zgjedhje personale dhe duhet respektuar”, deklaroi Mavraj.