Klodian Duro me statusin e ish trajnerit të Kukësit ka bërë analizën e skuadrës që mundi sot Skënderbeun. “Njësoj si një vit më parë, Kukësi luan me dy sulmues të deklaruar, njësoj siç bënte edhe kur isha unë trajner një vit më parë. Kampionati ka ndryshuar nga viti i kaluar. Këtë vit skuadra ka një Pejiç në formë mjaft të mirë, gjë e cila është një forcë më tepër. Unë mendoj që janë me meritë aty ku janë dhe i komplimentoj për këtë. Sot dominuan përballë Skënderbeut dhe kjo ishte e rëndësishme”, ka deklaruar Klodian Duron në studion e News 24.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.