I transferuar në Itali qëndërmbrojtësi kosovar Rrahmani ka folur për mediat mbi të ardhmen e klubit të Hellas Verona, përshtypjet e para, si dhë stërvitja në Itali. Kalimin te Verona në Itali, qendërmbrojtësi i Kosovës, e ka quajtur si hapin më të madh të karrierës deri më tani.
“E kemi përfunduar fazën përgatitore dhe çdo gjë po ecën shumë mirë. Javën që vjen është ndeshja e parë e kupës, pastaj më 25 gusht fillon kampionati, ku duhet të jemi të gatshëm. Mund të them se përgatitjet fizike janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri tani. Dallojnë shumë, sepse çdo trajner e ka planin e përgatitjeve”, ka thënë qendërmbrojtësi për “Tuttohellasverona.it”.