Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjte e prapambetura të Kategorisë së Dytë, Flamurtari-Tepelena dhe Memaliaj-Labëria.
Kuqezinjtë kanë zhgënjyer në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Tepelenës. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të Flamurtarit falë golit të Diamantit, ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë shënuan golin e barazimit dhe arritën të ruanin deri në fund këtë rezultat. Një ndeshje zhgënjyese për vlonjatët që ngecin që në javën e dytë.
Në ndeshjen tjetër, Labëria ka marrë një fitore të artë 0-4 ndaj Memaliajt në transfertë. Një ndeshje perfekte për skuadrën tjetër vlonjate që pasi mposhti Vllazninë në Kupë merr një tjetër fitore e këtë herë në kampionat.