Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja në një prononcim për Supersport pas humbjes me Lacin në transfertë 1-0 është shprehur se skuadra reagon pas pësimit të golit. Ndër të tjera Daja deklaroi:
“Do të thoja që vujamë në sulm, sepse kemi spostime të roleve. Fusha ndokoi, sepse nuk e kam parë ndonjëherë fushën e Laçit në këtë gjendje. Duhet të jemi më agresiv. Ne reagojmë kur pësojmë gol. Deri pa pësuar golin, kundërshtari nuk po na bënte ndonjë gjë. Nuk dua të merrem me vendimet e arbitrit. Ka shumë pak lojë efektive. Nuk kam qejf t’i krijojë alibi lojtarëve të mi. Besoj që kemi gabuar në goditjen standarte. Ky është futbolli do shohim përpara. Do të thoja që Pollozhani dhe Deliaj po sakrifikojnë në mbrojtje. Besoj që Pollozhani e ka bërë mirë detyrën e vet. Bushiç do ndryshojë mënyrën e lojës, sepse ne në manovrat tona duhet të kërkojmë më shumë thellësi”.