Duket se rezultatet negative të javëve të fundit nuk e lejojnë Flamurtarin që të shijojnë qoftë edhe një ditë pushim. Vlonjatët që dje kanë zbritur në fushën stërvitore për të zhvilluar përgatitjet para ndeshjes me Lushnjen. Kuqezinjtë kanë zhvilluar menjëherë pas humbjes me Skënderbeun në shifrat 0-3 seancën e parë stërvitore.
Grupi ka qenë i plotë me përjashtim të Tomislav Busic i cili do mungojë disa javë për shkak të një dëmtimi. Por në ndeshjen kundër lagunarëve pritet të kthehet Juffo, që tashmë duket se është rikuperuar plotësisht dhe do jetë në shërbim të trajnerit Duro.