Vlonjatët kanë zhvilluar stërvitje me një numër të madh lojtarësh në përbërje. Midis tyre disa të huaj dhe shumë shqiptarë. Por, ata që rrezikojnë më tepër janë lojtarët e huaj, të cilët nuk e kanë vendin e sigurt për shkak edhe të formulës së aktivizimit të të huajve.
Milos Rniç është dëmtuar disa ditë më parë dhe me shumë gjasa do të jetë largimi i parë. Ai do të pasohet nga japonezi Masaki Iinuma, Toni Markiç dhe Balsa Radoviç. Të katër emrat nuk kanë bindur vlonjatët, ndërsa drejtuesit dhe stafi kuqezi janë gati që t’i lënë të lirë. Më të sigurt janë Bushiç, Alvesh dhe Martins, të cilët kanë firmosur për sezonin e ri dhe duket se do të jenë të vetmit të huaj që do t’i rezistojnë “furtunës”.
Jo vetëm emrat e sipër përmendur, por edhe disa lojtarë shqiptarë nuk do të jenë më pjesë e Flamurtarit. Në ditët në vazhdim pritet që të ketë dhe një listë zyrtare, e cila do të qartësojë dhe skuadrën për sezonin 2016-2017.