Skuadra e Flamurtarit ka barazuar në miqësoren që zhvilloi ditën e sotme kundër NK Krško në Dravograd të Sllovenisë me rezultat 1-1. Për ekipin vlonjat shënoi braziliani Danilo Alvesh.
Trajneri Magani hodhi nga minuta e parë në lojë këtë formacion:
Bejte
Peqini – Djuric – Marku – Rnic
Dushku – Telushi – Hyseni – Hoxha
Shehaj – Idrizaj
Më pas tekniku i pankinës kuqezi provoi edhe shumë lojtarë të tjerë si: Lucas, Fazliu, Halili, Danilo Alvesh, Kuqi, Beqaj, Radovic, Shkodra, Gjinaj, Berisha, Veliu.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.