Në Vlorë nuk gjëjnë rehati. Si të mos mjaftonte nisja e dobët dhe vendi i fundit në kampionat, janë problemet financiare ato që po bëhën “barrë” në klub. Për këtë shkak, së fundmi janë larguar nga ekipi dy lojtarët e afruar në fillim të sezonit. Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek Georgios Sarris.
Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora. E gjithë situata ka ndodhur për shkaqe financiare, pasi që prej fillimit të edicionit si lojtarët dhe stafi nuk kanë parë kokërr leku me sy. Vitet e fundit në Vlorë nuk gjejnë qetësi me financat, problem që ka ndikuar direkt në rezultatin sportiv. Flamurtari ndodhet në kuotën e katër pikëve, duke mbajtur vendin e fundit pas 12 javësh kampionat.