Ekipi vlonjat është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku ekipi është vënë nën drejtimin e trajnerit Mezani për të zhvilluar stërvitjen. Drejtuesit kanë përcaktuar datat se kur do të zhvillohen dy miqësoret, por ende nuk janë gjetur ekipet me të cilat Flamurtari do të ndeshet në Turqi.
11-të dhe 16-të janar janë datat kur do të luhen dy takimet miqësore, ndërkohë që drejtuesit e klubit ende janë në kërkim të ekipeve që do të ndeshen.
Deri më tani është folur për disa ekipe turke, por asgjë konkrete nuk është vendosur, duke lënë ekipin në pritje të mësimit të emrave të kundërshtarëve, që do të jenë një provë për trajnerin Mezani.