Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing”, drejtuar nga Gert Çarcani në ABC Neës. Në fjalën e tij Mamaj foli për situatën e vështirë tek klubi i Flamurtarit, duke theksuar se përgjegjës janë të gjithë.
“Realisht, mund të them që gjendja e Flamurtarit tregon se ka përgjegjësi. Përgjegjësitë janë të gjithëve edhe nuk mund të pranohet që Flamurtari të jetë në fund të renditjes.
Administrim-financimi që bëhet nga Idrizi dhe Bashkia e Vlorës janë evidente. Shpresoj që në vitin 2020 të zgjidhet gjithçka në kohë (privatizimi), për të mirën e Flamurtarit. Nuk mendoj se është një “ping-pong” i bukur, por një marrëveshje që duhet respektuar nga të dyja palët, si Bashkia, ashtu dhe shoqëria financiare.
Ne përpiqemi gjithmonë të gjejmë fajtorët, por realisht Sinani ka pesë vite që investon për Flamurtarin. Nuk ka rëndësi nëse është në vend të fundit apo jo. Realisht, Sinani po investon. Ligji i privatizimit po e pengon. Ai i ka vënë dhe disa kushte Bashkisë dhe Këshillit bashkiak”, u shpreh prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.