Flamurtari do të luajë sot në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Për këtë takim, skuadra kuqezi ka mbyllur përgatitje dhe është gati të përballet në tapetin e “Loro Boriçit” me ekipin shkodran.
Trajneri Mezani është shprehur optimist, megjithatë teknikun vlonjat do ta kënaqte edhe një barazim, pasi skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka cilësi në organikën e saj. Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Flamurtarit do të luhet sot në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.