Në studion e “Pressing” në ABC News është duke u disktuar java e lënë pas në Kategorinë Superiore. Pjesë e panelit është i ftuar dhe Sulejman Starova, i cili analizoi sfidën midis Flamurtarit dhe Partizanit në Vlorë. Në fjalën e tij, Starova u shpreh se Flamurtari është një ekip që po pëson ngritje, ndërsa tek Partizani si problem ka nxjerr konkurrencën brenda klubit.
Flamurtari:
“Flamurtari duhet llogaritur si skuadër, edhe pse kanë marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Ata kanë ndalur Laçin në fund kur isha unë trajner. Tiranën dhe Skënderbeun. Partizani ishte i katërti. Ata kanë mundësi të të ndalin. Pse tha trajneri i Partizani duhet mobilizim. Ata po stërviten më tepër, kanë hyrë në formacion dy të tjerë. Ata e kanë të vështirë të fitojnë, por mund të hapin probleme. Ka ndalur ekipet më të forta”, u shpreh Starova.
Partizani:
“Partizani pësoi një gol që evitohej. Humbi mundësinë të shkëputej. Forca e Partizanit është se stoli i Partizanit është një skuadër e fortë e Superiores. Për të bërë shkëputjen, nuk ka diferencë të madhe. Po të fitonte me penalltinë, do thoshin të gjithë u shkëput Partizani. Tani e barazojmë me të tjerët”, tha Starova.
“Konkurrenca ka sjellë probleme. Trashi në fillim nuk luajti në fillim, por e zuri formacionin dhe tani është në kombëtare. Asani po luan më pak, por është fituar Çinari. Bardhi po krijon hapësira që tani po luan. Lerda ka shumë alternativa, 45 minuta e pret një lojtar. Nuk është sikur ishim ne dikur, ata që ishim luanim”, përfundoi Starova.