Portieri i Flamurtarit, Argent Halili nuk ishte sot në fushë për vlonjatët në takimin kundër Teutës, të cilën të besuarit e trajnerit Mezani e fituan 2-1.
Një transfertë e vështirë, por e kaluar me sukses nga ana e Flamurtaritm ndërsa “gardiani” i vlonjatëve, i cili është në fazë rikuperimi nuk ka nguruar të falënderojë dhe të përgëzojë shokët e tij për këtë triumf të rëndësishëm.
“Bravo çuna, jeni më të mirët”, ishte statusi i Argent Halilit në profilin e tij në Facebook pas fitores së Flamurtarit sot ndaj Teutës.