Shumë tifozë menduan se Flamurtari ka bërë një gafë të madhe duke aktivizuar njëherësh pesë lojtarë të huaj në ndeshjen ndaj Kukësit. Kuqezinjtë ishin duke kryesuar ndaj verilindorëve në pjesën e parë të takimit.
Tifozët hodhën dyshime se janë thyer rregullat e vendosura nga FSHF pasi në formacionin e Flamurtarit luanin njëkohësisht Galiç, Jakovljeviç, Bushiç, Leal dhe Alvesh.
Pesë lojtarë të huaj me rregullat e federatës nuk mund të luajnë njëkohësisht në takim, por pak e dinë se Jakovljeviç ka pasaportë Kosovare pasi ka lindur në Prishtinë. Ky fakt i jep mundësinë Flamurtarit që të aktivizojë t’i gjithë këta futbollistë njëherësh.
Nëse nuk do të ishte kështu, kjo do të kishte qenë një shkelje e rëndë dhe Kukësi do ta fitonte takimin në tavolinë duke grumbulluar tre pikë”të arta”.