Federata e Futbollit në Haiti u përfshi pak javë më parë në një skandal seksual. Presidenti i kësaj Federate u kërkonte femrave që donin të bëheshin pjesë e Kombëtares, favore seksuale.
Çështja është ende nën hetim, teksa numrit një të kësaj Federate u përfol se është pezullaur nga detyra deri në zbardhjen e plotë.
Mediet bëjnë me dije se nuk është e vërtetë, pasi Jean Bart vazhdon të ketë ndikim në vendimet e Federatës. Mesazhet e zbuluara, disa me zë, lënë të kuptohet gjtihçka edhe pse FIFA e ka thënë fjalën e saj, duke ia ndaluar aktivitetin Jean Bartit.