Elseid Hysaj largohet nga Napoli pas 6 vitesh. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën ekipit italian përmes një postimi të gjatë në Instagramin e tij.
Shkodrani falënderon të gjithë ata me të cilët ka punuar e veçanërisht ndalet te tifozët napolitanë. Në fund e mbyll duke thënë që kjo s’është lamtumirë dhe një ditë do të mund të jetë sërish pjesë e këtij të madh që ka bërë histori në futbollin italian.
“Napoli, pas 6 vitesh ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Një postim nuk mjafton për të falënderuar të gjithë, por unë do të doja të falënderoja shokët e mi të ekipit, klubin, punëtorët, Tommaso i madh që është një pjesë historisë së Napolit, fizioterapistët dhe të gjithë profesionistët. Falënderoj gjithashtu njerëzi që kam takuar gjatë kësaj kohe, të cilët kanë qenë të gjithë të mrekullueshëm në rrugëtimin tim.
Falenderim i veçantë i shkon gjithë tifozëve të qytetit që më bënë të ndihem në shtëpinë dhe familjen time. Ju jeni qytet i veçantë dhe tifozë të veçantë për të gjithë ata që veshin fanelin e Napolit. Për mua ishte nder që të vesh këtë fanelë. Për 6 vite kam dhënë shpirtim tim gjithmonë në fushë. Kjo nuk është një lamtumirë dhe një lamtumirë siç thotë kënga e famshme: “Kur shkoni në Napoli, ju do qani dy herë, kur të arrini”. E vërteta është kështu që unë do t’iu mbaj gjithmonë në zemrën time”, shkruan ai.
Tanimë do të vijojë sërish aventurën në Seria A të Italisë, por me fanelën e Lazios. Ai u aktivizua në 137 ndeshje, duke arritur të realizojë vetëm 1 gol.