Partizani arriti të fitonte titullin e 17-të në historinë e klubit në javën e fundit të kampionatit. Të kuqtë arritën të fitonin përballë Teutës duke u shpallur zyrtarisht kampionë të Shqipërisë.
Festa në kampin e tyre nuk i ka bërë që të harrojnë të urojnë kampionët e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Partizani dhe presidenti i klubi Gazment Demi, urojnë Ballkanin për titullin e fituar. Ndër të tjera të kuqtë nuk kanë harruar të urojnë stafin teknik dhe drejtuesit e klubit duke iu uruar edhe një përfaqësim tjetër sa më postiv në kompeticionet europiane.
Postimi i plotë i KF Partizanit: