Partizani është kampioni i Kategorisë Superiore për këtë sezon. Të kuqtë e kanë dominuar totalisht këtë sezon, kur për asnjë moment nuk e diskutuan rolin e liderit, duke u shfaqur ndeshje pas ndeshje si skuadra më e fortë.
Të mirat nuk kanë fund për të kuqtë tashmë. Një “dorë” të mirë, “demat” e marrin edhe nga FSHF-ja. Fituesi i kampionatit merr si shpërblim një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetër nga qeveria e futbollit shqiptar.
Më tej edhe pjseëmarrja në Champions League është “qershia mbi tortë”, pasi të kuqtë pritet të përfitojnë shuma tejet të kënaqshme që mund të shkojnë deri në rreth 1 milionë euro, ose më shumë, por gjithçka do të varet edhe nga ecuria e tyre në këtë garë.