Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin minimal 1-0. Një gol mjaft I diskutueshëm I Abazaj vendosi ndeshjen. Sulmuesi verilindorë goditi mjaft bukur duke ia kaluar topin me “parabol” portierit Hoxha, por Belica largoi në vijën fatele. Gjyqtari Hamitaj pasi konsultimit me gjyqtarin pas porte vendosi të akordonte si gol të rregullut. I ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport, trajneri Duro u shpreh I bindur se topi kishte kaluar vijën fatale, ndërsa foli gjithashtu edhe për gjobat ndaj skuadrës për barazimin ndaj Luftëtarit.
A quhet më rival direkt Partizani?
Sigurisht që jemi mirë, pasi jemi në vend të parë, por duhet të kemi
parasysh që ka kaluar vetëm gjysma e kampionatit dhe ka ende shumë punë
për të bërë. Morëm një fitore shumë të bukur, veçanërisht për faktin që
erdhi përballë kampionëve në fuqi të kampionatit.
Do të doje të luaje vazhdimisht në “Air Albania”?
Patjetër që po, pasi është një impiant fantastik dhe për më tepër, është
në kryeqytet, çka bën të vijnë më shumë tifozë sesa në Elbasan, ku jemi
jetim. Megjithatë vlen të peshohet edhe ana financiare, llogari të
cilat unë nuk i di mirë.
Si e kishit përgatitur ndeshjen ndaj Partizanit?
Patjetër që ishte ndeshje e vështirë, pasi edhe Partizani vinte pas një
humbjeje në Korçë, ashtu si ne pas barazimit në Gjirokastër, që na
krijoi pak probleme. Këto ditë kemi punuar shumë me skuadrën, që të
shkonim te fitorja me Partizanin. Kishim besim te forcat tona, pasi kemi
zhvilluar disa ndeshje kundër Partizanit dhe jemi shfaqur dominues.
Këtë e treguam edhe sot në përballjen me ta.
A ishte i rregullt goli?
Aty shihet qartë që këmba e majtë e Belicës është te vija fatale dhe
rrjedhimisht këmba tjetër i bie të jetë shumë më brenda portës. Gjyqtari
mbrapa portës kishte një pamje shumë të qartë dhe besoj që dha vendimin
e duhur. Unë kam biseduar me shumë njerëz dhe të gjithë janë dakord që
ishte gol.
Është kaq i duruar presidenti, sa për t’i marrë ndeshjet një nga një?
Unë kam 6 muaj që punoj te Kukësi dhe jam shumë i qetë, bashkë me
skuadrën. Presidenti ka angazhimet e tij dhe ne kemi kontaktuar vetëm
3-4 herë bashkë, pasi edhe në kompleksin stërvitor ai nuk ka ardhur
thuajse asnjëherë. Unë jam mjaftueshëm i aftë për të menaxhuar vetë
skuadrën dhe rrallë kërkoj ndërhyrjen e presidentëve. Dua të theksoj se
kam pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë presidentët që kam punuar dhe
kjo konfirmohet me faktin që më kanë rikthyer 2-3 herë në punë. Edhe me
Gjicin kemi kontakte të rralla, por kam qenë i qetë në punë, pasi dihen
objektivat e Kukësit dhe nuk ka nevojë për ultimatume. U ndjeva i
habitur kur pashë lajmin që rrezikoj shkarkimin, pasi nuk e di nga dalin
këto zëra. Unë jam në vendin e parë dhe mbi të gjitha janë brenda
objektivave, ndaj nuk ka arsye për të qenë në diskutim. Të gjithë
skuadrat janë nën presion dhe kjo shihet edhe nga fakti që të gjithë po i
ndërrojnë trajnerët. Neve zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjë vendim për
gjobë dhe nuk e di nga dalin këto lajme. Problemi ynë i vetëm është ai i
fushës, pasi kemi një ambient shumë të ftohtë në Elbasan, por ky është
kapitull i mbyllur.