Kosova fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” ishin të papërmbajtshëm në këtë test miqësor, ndërsa trajneri Bernard Challandes pas ndeshjes u shpreh i pakënaqur edhe pse Kosova fitoi thellë.
“Unë mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme të fillohet me një ndeshje të mirë sepse vitin e kaluar ka qenë jo i mirë. Ne kemi luajtur një lojë interesante, por nuk jam i kënaqur me mënyrën se si jemi mbrojtur, i kemi dhanë shumë hapësirë kundërshtarit. Nëse mendojmë për Suedinë, duhet të gjejmë balancim më të mirë. Në pjesën e parë kemi provuar shumë, na duhet një efikasitet më i mire sepse kur kemi kundërshtarë më të fortë duhet efikasiteti. Jo nuk mund të luajmë kështu me Suedinë, janë më fizik ata, duhet të bëjmë më shumë në mbrojtje dhe kemi humbur shumë topa” – deklaroi Challandes.