Bayern Munich fitoi 1-3 në transfertë me Greuther Furth. Legjenda Lotar Matheus ka skanuar skuadrën e Nagelsmann, duke treguar se skuadra ka krijuar identitetin e saj dhe është e vështirë që tjetër ekip të jetë pretendent për titullin kampion në Bundesligë.
“Mendoj që Bayern dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Skuadra e Nagelsmann ka krijuar identitetin e saj falë një loje të bukur duke zotëruar topin dhe duke krijuar shumë raste.
U bënë disa ndeshje që loja është në rritje dhe tani në skuadër nuk shënon vetëm Lewandowski, por edhe lojtarë të tjerë të cilët luajnë më afër zonës kundërshtare.
Bayern do vazhdojë të jetë favoritja kryesore për të fituar kampionatin nëse luajnë siç kanë bërë në këto gjashtë javët e para”, tha Matheus.