Shqipëria fitoi dje 0-1 me gol të Armando Brojës në transfertë me Hungarinë. Sfida që dhuroi tri pikë mban ende në garë Shqipërinë për vendin e dytë në grupin I, që do thoshte play-off për në Botërorin e Katarit 2022, gjë që kuqezinjtë nuk e kanë arritur kurrë më parë.
Në lidhje me sfidën e djeshme, FSHF si për çdo fitore tjetër ka vendosur që të shpërblejë kuqezinjtë. Nga 6 mijë euro për kokë pritet të marrin lojtarët, që mbase për vetë klubet ku luajnë nuk mund të quhet diçka e lartë.
Duket se FSHF ka vendosur që të motivojë djemtë përpara ndeshjes me Poloninë, që është si një finale. Kujtojmë se për çdo fitore FSHF ka bonuset e veta, ndërsa vetëm Hungaria u ka dhuruar kuqezinjve 10 mijë euro për lojtar.