Tirana arriti të mposhtë Kukësin me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, Presidenti i bardhebluve Refik Halili nuk heziton të tregoj besimin që ka ndaj skuadrës, por jo vetëm kaq. Një opinion u dha edhe për atë që po bën ëndrrën realitet te Tirana, Egbon.
Halili shprehet: ” Skuadra i ka lojtarët brenda, kam besuar te ato lojtarë, kam besuar te kjo skuadër. Gjej rastin të falënderoj që edhe Mema, edhe drejtori, kanë punuar për merkaton. Sot po ia shohim hajrin. Themi Egboja nuk donte ta vazhdonte po ja që po korr suksese.
Pastaj për ndërhyrjet që them që bëj unë, unë të them të drejtën bëj gjithmonë ndërhyrje, por jam i kujdesshëm, në fund fare vendos stafi” – u shpreh Halili.