Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme për një vend në Europë. Një autogol i Shehur vendosi ndeshjen. Trajneri Shkëmbi në përfundim të ndeshje foli për “Gol pas Goli” duke thënë që fitorja ishte shumë e rëndësishme për psikologjinë e lojtarëve edhe pse ekipi nuk bëri një lojë të mirë.
“Me sinqeritet e kisha menduar që do ishte një ndeshje e vështirë pasi vinim nga një periudhë jo e mirë. Ekipi kundështar po bënë një kampionat shumë të mirë dhe vinin pas Partizanit për nga rezultatet. Sot e kishim shumë të vështirë për të bërë atë lojën që dëshirojmë ne.
Pjesa psikologjike është shumë e rëndëësihme për lojtarët, kishim shumë raste për shënim dhe nuk i shfrytëzuam. Kjo fitore do të nashërbejë për mirë dhe të përgatisim ndeshjen e radhës.
Sidibe? Nuk kam ende asnjë informacion për të ende, por shpresoj të jetë mirë pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe por edhe njeri poztiv.
Këshilla për lojtarët në pjesën e dytë ishte të bënim të njëjtën lojë si në pjesën e parë. Kishim dhe erën kundra në pjesën e dytë. Ekipi nuk ndihet ende gati për të bërë presinon e duhur.
Nga situata që vinim ishte shumë e rëndësishme të merrnim fitoren.
Sulmi? Duke parë ndeshjen e sotme, Bushic bëri një ndeshje të mirë. Ndihmoi shumë ekipin prap. Të gjithë sulmuesi kanë besimin tim, por disa lojtarë janë ende në formën e tyre më të mrië. Kam besim se Teuta do të t kthehet te loja e mirë pasi sot nuk kemi bërë një ndeshje të bukur për t’u parë. Do të kërkojmë gjithmon të luajmë një futboll sulmues. Kemi marrë shumë rezultate pozitive dhe kështu do vazhdojmë të luajmë” përfundoi Shkëmbi.