Fitorja ndaj Andorrës ka bërë bujë edhe në mediat italiane. Është “La Gazzeta dello Sport” që i kushton një artikull ndeshjes së kombëtares sonë. “Shqipëria ndyrshon trajner dhe fiton. Në ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, 11-shja e drejtuar nga Ervin Bulku kalon në avatazh në minutën e 21-të me golin e Sadikut që shënon nga jashtë zone. 3 minuta nga fundi është Balaj që dyfishon rezultatin me një të djathtë nga jashtë zone. Abrashi në 96-të mbyll ndeshjen 3-0 duke i dhuruar fitoren e parë Shqipërisë”.
Ndërsa “TuttoNapoli.Net” i kushton më shumë hapësirë, aktivizimit të lojtarit të Napolit që luajtur për 90 minuta në ndeshjen e sotme me kombëtaren e tij. “Tuttomercatoëeb” shprehet se pas shkarkimit të Panuçit, Shqipëria rikthehet të fitoi me golat e Sadikut, Balaj dhe Abrashit.