Vllaznia e nisi me fitore sezonin e ri ndaj Laçit. Në fund të ndeshjes trajneri, Jonuz u shpreh i kënaqur për fitoren e skuadrës, gjithashtu foli edhe për merkaton në Shkodër.
“Është një nisje shumë e mirë për ne, por qytetin dhe tifozët. Kemi pasur shumë kohë të shkurtër për t’u përgatitur. Sot kemi bërë një skem që rezultoi fituese, shënum një gol dhe u mbrojtëm mirë. Është vetëm ndeshja e parë, tani vijnë ndeshje të vështira si ajo me Bylisin”.
Objektivi? “Për mua e para është të ndërtoj nëj skuadër të mirë dhe hap pas hapi të mendojnë të shkojmë sa më lart. Më duhen më shumë lojtarë pasi do të kemi dëmtimi apo edhe për të ndryshuar skemën e lojës gjatë ndeshjeve në vazhdim. Jam i kënaqur që lojtarët po më ndjekin në ato që unë kërkoj. Ramadani është një lojtar shumë i mirë, ndërsa jemi në pritje të një lojtari nga Uganda që ka problem me vizën dhe do të bashkohet shumë shpejt. Gjitashtu dhe Hygor, autori i golit do të jetë një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri. Unë besoj se Bashkia e Shkodrës do ta mbeshtesë këtë skuadër. Dua të falenderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre”.