Partizani mori një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në shtëpi ndaj Luftëtarit. Të kuqtë fituan 2-0 dhe me këtë fitore arritën të rikthehen në krye të Superligës. Në fund të ndeshjes për “Zona Gol”, trajneri I Partizanit, Franco Lerda u shpreh i kënaqur me fitoren e marrë.
“Po kemi ndryshuar diçka në pjesën e dytë dhe me futjen e Asani dhe Romeros dhe kemi shënuar gol. Te pritja e penalltisë së Hoxhës kam menduar që futbolli nuk të dhuron asgjë dhe duhet ta fitosh vetë. Luftëtari ishte një skuadër agrezive dhe në një moment të pakujdesshëm tonin fituan një penallti që ishte dhe për fatin tonë u ndal nga Hoxha”.
Asani jashtë? “Vendos duke parë formën e lojtarëve gjatë javës. Në fillim ka luajtur dhe është një zgjedhje në bazë të atyre që shikoj gjatë javës dhe Asani është zgjedhje teknike”.
Idrzaj po rritet gradualisht mund të jetë gati dhe kam dy lojtarë në atë krah dhe Malën, por Idrizaj është I duhur për atë pozicion. Kemi zbritur në fushë të përgatitur dhe në fund ia kemi arritur qëllimit të dilnim me 3 pikë”.