Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ia ka dalë sot të marrë një fitore të rëndësishme. Shkodranët mundën 126-72 Eagles, në “Qazim Dervishi”. Vendasit dominuan totalisht, duke zhvilluar një nga takimet më të mira të sezonit.
Kjo ishte sfida e fundit e kampionatit, përpara nisjes së fazës së Play off. Vllaznia ka bërë një sezon me luhatje, teksa e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.
REZULTATI:
VLLAZNIA 126-72 EAGLES