Armando Dobra ka qenë protagonist në fitoren me përmbysje 2-1 që skuadra e tij Ipswich Town U23 ka marrë ndaj Charlton U23.
Sulmuesi i Kombëtares U21, barazoi përkohësisht ndeshjen në 1-1 në minutën e 55-të, ndërsa Andoh shënoi golin e fitores, 20 minuta nga fundi.
Dobra e nisi këtë ndeshje si titullar duke treguar formën e mirë që po kalon te skuadra angleze, ndërsa shumë herë të tjera është grumbulluar edhe nga ekipi i parë i Ipswich.
19-vjeçari është pjesë e rëndësishme e Kombëtares U-21, por është lënë jashtë listës së Bushit në këto dy ndeshje duke parë pandeminë e covid-19, por edhe pse Shqipëria do të luajë vetëm teste miqësore dhe jo ndeshje zyrtare.
Ten minutes into the second half and Armando Dobra brings Town level!#itfc https://t.co/8UxRS6SuoZ
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) March 29, 2021