Vllaznia U-21 ka arritur të fitojë bindshëm kundër Kukësit U-21 me rezultatin e thellë 4-0. Shkodranët s’e kanë diskutuar në asnjë moment triumfin duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme.
Është klubi kuksian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se vendasit janë treguar të saktë në këtë sfidë të vlefshme për javën e dytë të Superiores.
“Eshte zhvilluar sot ne Shkoder ndeshja e javes se dyte te Kategorie Superiore per moshen U21, aty ku Vllaznia vendase ka fituar ndaj ekipit tone me rezultatin 4-0.
Pavaresisht tentativa nga skuadra jone per te bere dicka ndryshe ne kete takim, vendasit jane treguar me te vendosur duke arritur te marrin 3 pike.
Skuadra jone numeron 1 pike pas dy javeve te para dhe teksa javen e trete do te perballet me ekipin e Partizanit U21. Kukesi U21 luajti me kete formacion:
Hallkokondi, Gjoni, Karaj, Cani, Tabaku, Hallaci, Selimi, Domi, Skenderi, Hajderaj, Sula”, shkruhej në faqen zyrtare të Kukësit.