Javën e shkuar Colorado Rapids dhe Shkëlzen Gashi humbën me rezultatin turpërues 5-1, ndërsa reflektimi ka ardhur shumë shpejtë. Sulmuesi kuqezi dhe skuadra e tij kanë arritur që të fitojnë me rezultatin 2-0 kundër Vancouver Whitecaps.
Kjo ka qenë një ndër ndeshjet më të mira për Colorado Rapids dhe Shkëlzen Gashin, i cili në këtë takim u aktivizua si mesfushor i lirë, duke lëvizur sa në sulm e sa më i tërhequr. Megjithatë, “bomberi” kuqezi as këtë javë nuk arrit të gjejë golin.