Trepça ka mundur që të përmbysë gjithçka në vetëm tre minuta për të marrë fitoren e parë në kampionatin e basketbollit Balkan League. Pas humbjes së pësuar ndaj Tiranës një javë më parë, Trepça ka mundur që në pallatin e sportit “Minatori” të fitojë me rezultatin 82-80 ndaj Karposh Sokolit.
Trepça ishte në disavantazh prej shtatë pikësh kur kishin mbetur më pak se tre minuta lojë deri në fund, por vendasit arritën që të përmbysnin gjithçka për fitoren e parë. Trepça tani pas dy takimeve në Grupin B ka tri pikë.