Shkëndija e Tetovës arriti të fitonte me rezultatin 3-0 kundër skuadrës së Daçias në ndeshjen e parë të vlefshme për Europa League. Skuadra tetovare edhe pse luajti jashtë Tetovës si vendas, në stadiumin “Mladost” në Strumicë, kjo nuk e pengoi në asnjë mënyre për ta shkatërruar me rezultat 3:0 skuadrën nga Moldavia, Daçia, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Europa League.
Autor të golave për ekipin kuqezi, ishin Besart Ibraimi në minutën e 7-të dhe Marjan Radeskit në minutën e 11-të dhe atë të 75-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 6 korrik në Kishinjev të Moladavisë. Me këtë fitore bindëse kundër ekipit nga Moldavia, Shkëndija është pothuajse me një këmbë në turin e dytë.