Është zhvilluar ditën e sotme maratona e Tiranës në disi disiplina. Afro 2500 pjesëmarrës kanë garuan në kategori të ndryshme, teksa në distancën 42 kilometra, fitues është shpallur Ilir Këllezi. 33-vjeçari nga Korça prej vitesh është kampion Kombëtar në distancat e gjata, duke nderuar Shqipërinë në aktivitete edhe jashtë vendit, e mbylli garën pas 2 orësh, 41 minuta e 46 sekonda.
Këllezi garoi në maratonën e Tiranës me logon Ministrisë së Mbrojtjes dhe është pjesë e Forcave të Armatosura. Pas garës ka reaguar edhe Minisitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh krenar për shpirtin kampion të FA, ndërsa zbuloi se shpëjti do të ketë një program të ri entuzias.
Postimi i Niko Peleshit:
Ilir Këllezi nga Korça, që garonte sot në maratonen e Tiranës me logon e Ministrisë së Mbrojtjes u shpall fitues në 42 km.
Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast.
Krenar për shpirtin kampion të FA.