Erjon Braçe njihet si një nga deputetët më sportivë të Kuvendit të Shqipërisë, tifoz me Partizanin dhe me Juventusin.
Një fakt të tillë, deputeti i PS-së nuk e ka fshehur kurrë, madje shpesh herë reklamon me krenari faktin që është tifoz me Partizanin dhe me Juventusin.
Por, siç duket edhe nga fotoja e shkrepur mëngjesin e sotëm me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga Liqeni Artificial, Braçe ka zgjedhur të vrapojë me stemën e një tjetër klubi, atë të Barcelonës, duke e “ndërruar” për një ditë Juventusin me gjigantët spanjollë. / NEWSPORT.AL