UEFA ka marrë vendim ditën e sotme për të gjobitur Kombëtaren shqiptare të Futbollit. Kjo për shkak se tifozët fërshëllyen himnin francez në ndeshjen e fundit eleminatore që u zhvillua në “Air Albania”. Komisioni I Disiplinës ka vendosur që të gjobisë me 5000 mijë euro FSHF-në.
Po dënimi nuk mbaron me kaq, Disiplina ka vendosur të gjobisë edhe për hedhjen e sendeve në fushën e lojës e në total, FSHF-ja do të paguaj 23500 euro. Fërshëllimi I himnit francez erdhi pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Francë, vendasit ngatërruan himin tonë e për këtë arsye tifozët vendosën ta fishkëllenin. Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa gjobë nga UEFA.