Duke nisur që prej këtij sezoni, Kastriot Dermaku është një futbollist i Parmës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u largua nga Cosenza me parametra zero dhe vendosi të sfidojë veten në elitën e futbollit italian. Me ekipin “Ducali”, 27 vjeçari firmosi për 4 sezone, por kjo nuk e bind Pescarën, që është gati të sigurojë shërbimet e tij.
Skuadra ku aktivizohet edhe lojtari tjetër i kombëtares, Ledian Memushaj e konsideron Dermakun si një lider në prapavijë dhe me të në ekip do të garantonte ngjitjen në Seria A.
Megjithatë, mbetet të shihet zgjedhja e Parmës, pasi Dermaku e ka bërë tashmë zgjedhjen: qëndrimin te skuadra e Seria A të paktën për 4 sezone.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.