Dashamir Xhika ishte një nga lojtarët që iu bashkua Kukësit në këtë merkato verore. Portieri njohur zgjodhi të vijojë aventurën me nënkampionët e Shqipërisë duke u larguar pas 5 vitesh nga Partizani.
Megjithatë duket se skuadra kryeqytetase s’mund të shqitet lehtë nga mendja e tij. Edhe pse ndodhet në fazën përgatitore me verilindore, ai ka postuar një foto ku shfaqet në ndeshjen e fundit të Partizanit, ku të kuqtë festuan titullin kampion. Duket si një mesazh dashurie ky i “gardianit” të kuq ndaj kampionëve të Shqipërisë.