Simone Inzaghi u largua nga Lazio për të firmosur me Interin. 45-vjeçari pasoi Antonio Conte në stolin e skuadrës zikaltër, por deri më tani nuk është prezantuar ende. Interi disa javë më parë e bëri zyrtare firmën me trajnerin, ndërsa tani është zbuluar edhe data se kur Inzaghi do të prezantohet zyrtarisht e do të japë konferencën e parë për mediat.
Më datën 7 korrik, Inzaghi së bashku me drejtorin, Beppe Marotta do të dalin për para mediave për të bërë prezantimin e parë të 45-vjeçarit në kryer të Interit e më pas Inzaghi do të nisë nga puna me skuadrën e re.